Kronika Lajmet Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare gjyqtari Halil Zahiri 14/06/2020 - 20:0814/06/2020 Ilmi Musliu Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare Halil Zahiri, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil.Kohët e fundit kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë, të cilën përkohësisht e kishte mundur me vullnetin e madh që kshte për jetën.Zahiri diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1983, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002.Pastaj nga viti 2000 ka filluar të punojë si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Komunale në Gjilan, deri në vitin 2010.Më pas ai morri detyrën si gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan, punë të cilën e ushtroi dy vite.Ndërsa nga fillimi i vitit 2013 filloi punën si gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan.Përveç përvojës në gjyqësor, gjyqtari Zahiri ka punuar edhe si sekretar i organizatës-Kooperativa bujqësore ,,Pogragja” në vitin 1984 ku ka qëndruar një vit.Nga viti 1991 deri në 1996 ka qenë udhëheqës i shërbimit juridik në NTP “Jehona” në Gjilan.Ai shquhej për korrektësi e paanësi në punën e tij./mediafokus.infoNDAJENI KËTË ME TË TJERËT: Ndajeni me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook Ndajeni me të tjerë në WhatsApp-i (Hapet në një dritare të re) WhatsApp