Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare Mustafë Strellci
Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare Mustafë Strellci, i biri i atdhetarit Riza Strellci.
Njoftimin e kanë dhënē familjarët:
Me dhimje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare babai ynë Mustafë Strellci.
Ceremonia e vorrimit do të mbahet sot më 19.01.2024 në ora 14:00 me ikindi në varrezat e fshatit Milloshevë komuna e Obiliqit.
Kush ishte Riza Strellci?
Riza Strellci ishte atdhetar e rapsodist, i cili vdiq me këngën e fundit për liri në gojë. Tërë jetën ia ka kushtuar kombit shqiptar, ishte veprimtar i shquar i kauzës kombëtare.
Lindi më 6 janar 1904 në fshatin Vërbicë e Zhegocit, afër lagjes Bilinicë. E quanin edhe Rizah Zhegovci, meqë fshati bënë pjesë në malësinë e Zhegovcit.
Familja e tij ishte me prejardhje nga fshati Strellc, rrethi i Deçanit. Nga Strellci gjyshi i tij ishte shpërngulur në fshatin Bajashticë të Toplicës, kurse pas masakrave serbe mbi shqiptarët e Toplicës, kishte ardhur në Kosovë, në fshatin Tërbufc.
Shkollën fillore katër klasëshe në gjuhën serbe e kishte vijuar në Gjilan, por për arsye që dihen, e kishte braktisur.
Për shkak të kushteve ekonomike Rizahu shpërngulet sërish dhe vjen në rrethin e Prishtinës, më saktë në Azizi, ish-Milloshevë, ku e ka edhe sot familjen e tij dhe djalin, Mustafë Strellcin, i cili nderroi jetë sot.
Në dhjetor 2007, i prekur nga shkrimet e disa historianëve, ai kishte thënë: “Atdhetarët nuk i përkasin vetëm një familjeje, po tërë kombit. Dhe, është detyrë e të gjithë neve të shkruajmë sa më shumë për këta heronj të çështjes kombëtare e ta zbardhim sa më shumë historinë kombëtare, pa lënë anash asnjë ngjarje apo personalitet”.
