Ka ndërruar jetë në SHBA ish-futbollisti i njohur gjilanas, Tajar Berisha

Ka ndërruar jetë në SHBA, në moshën 70-vjeçare, Tajar (Abdullah) Berisha, nga Gjilani.

Pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të rëndë – ai u nda nga kjo jetë papritur, duke lënë të pikëlluar familjarët, të afërmit dhe miqtë.

Ish-futbollisti i njohur gjilanas, do të varroset më 29 maj, në ora 11:00, në varrezat New Pine Grove Cemetery, në SHBA.

Familja ka njoftuar se të ndjerin mund ta përcillni për në banesën e fundit nga shtëpia e tij mortore që ndodhet në Chase Parkway Memorial, The Albini Family Funeral Home nga ora 9:30 AM – 10:30 AM /Meduafokus