Ka ndërruar jetë policja Emine Matoshi

Në moshën 52-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë policja Emine Matoshi (Minushi).

Lajmin për vdekjen e Matoshit e kanë dhënë miq dhe kolegë të saj, shkruan Mediafokus.info.

Një dedikim të veçantë për bashkëvendësen e tij e ka bërë Shefik Surdulli, anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan.

“E paharrueshme ka për të qenë veprimtaria jote kombëtare dhe kontributi yt i çmueshëm në kohët më të liga për Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkuar Surdulli.

Postimi i plotë:

Lajm tronditës!

Më pikëlloi lajmi për vdekjen tënde Emine, bashkëvendase dhe bashkëveprimtare imja në kohët më të liga për Kosovën!

Nuk e besoja se mundë të të merr vdekja kaq shpejtë, por ajo sot të paska rrëmbyer!

E paharrueshme ka për të qenë veprimtaria jote kombëtare dhe kontributi yt i çmueshëm në kohët më të liga për Kosovën dhe popullin e saj.

Po me atë elan, me atë përkushtim e përgjegjësi, i shërbeve dinjitetshëm vendit tënd, në uniformën e respektuar të Policisë së Kosovës, në ruajtjen e lirisë e të paqes, për të cilën ti nuk u kurseve.

Verbica me këtë rast ka humb një njeri të mirë të saj, një veprimtare atdhedashëse të përkushtuar e një zyrtare të zellshme të PK-së!

Bashkëndjejë me familjen, miqt dhe bashkëpunëtorët e saj në Policinë e Kosovës!

Lamtumirë, Emine!

Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër në ora 12:00./Mediafokus.info/