Ka ndërruar jetë Rexhep Shkodra
Ka ndërruar jetë Rexhep (Ramadan) Shkodra, inxhinier i pylltarisë në pension, një kuadër dhe një njeri i respektuar në qytetin e Gjilanit.
Rexhepi, për shume vite ka qenë drejtor i Ekonomisë së Pyjeve në Gjilan. Së fundi ishte kryetar i Federatës së Gjahtarëve të Kosovës.
Rexhep Shkodra varroset sot (e diel) në kohën e drekCs, në varrezat e qytetit në Gjilan./Mediafokus.info

