Ka ndërruar jetë veprimtari Halil Gumnishta

Ka ndërruar jetë sot veprimtari Halil Gumnishta nga fshati Gumnishtë i komunës së Gjilanit.

Halil Gumnishta ka qenë veprimtar i LDK-së që në fillimet e saj dhe është shquar për angazhim në realizimin e aspiratës kombëtare për liri e pavarësi.

Halil Gumnishta ishte burrë me tipare, me një karizmë prej malësori, besnik dhe i përkushtuar në linjën kombëtare. /Mediafokus