Ka ndërruar jetë Xhelal Shabani, zyrtar i kompanisë Hidromorava
Në Gjilan ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, Xhelal Shabani nga Pogragja, zyrtar i kompanisë ‘Hidromorava’.
Shabani ishte një ekspert i zoti dhe një person shembullor. Ai e humbi përballjen me sëmundjen.
Njoftimin për ndarjen nga jeta të Xhelal Shabanit e kanë dhënë kompania dhe të afërm të tij.
‘Sot, kompania Hidromorava mori lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë kolegu jonë Xhelal Shabani, ekonomist.
Lajmi për vdekjen e Xhelalit na ka tronditur të gjithëve.
Kontributi i Xhelalit vlerësohet lart nga të gjithë në kompani. Ishte ndër të parët që filloi punën në Hidromoravë, pas luftës dhe vendosi bazën e sukseseve që gëzon kompania sot.
Në emër timin personal, menaxhmentit dhe të gjithë stafit të kompanisë, ju shpreh ngushëllime familjes, kolegëve të punes dhe gjithë shoqërisë!
Pusho i qetë Xhelal Shabani!
Muhamed Suliqi, Kryeshef Ekzekutiv KRU “Hidromorava” SH.A GJILAN’, thuhet në njoftim.

