“Ka ndjenja por nuk e dimë a janë të sinqerta”, familjarët e Azemit flasin për raportin e tij me Albën
Raporti Alba-Azem i krijuar gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 2 ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i komentuar.
Kjo pasi që nga fillimi i garës Azemi ka shprehur interes të njoh Albën më shumë se sa si shoqe, ndërkaq e njëjta me kohën është tërhequr nga deklarata e saj se e pëlqen Azemin, ku dhe kanë vendosur të mbesin vetëm shokë.
Në lidhje me këtë banorja është kritikuar shumë nga audienca, e që për këtë kanë reaguar të afërmit e Azemit.
Në shkrimin e postuar në llogarinë e Azemit në Instagram komentuesëve i është kërkuar që të mos e gjykojnë Albën për ”lojën” e saj në Big.


Poshtë shkrimit kanë reaguar edhe Vesa Vllasaliu dhe motra e Albës.

/IN/

