“Ka shumë deputetë të VV-së që janë të zhgënjyer”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se vetëm Haki Abazi ka guxim të dalë dhe të tregojë se çfarë ka ndodhur në partinë e tyre.
Musliu-Shoshi ka thënë se përveç Haki Abazit, ka edhe deputetë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes që janë të zhgënjyer.
“Abazi është vetëm njëri ndër deputetët që është më guximtar dhe del e thotë atë se çfarë është duke ndodhur në partinë e tyre. Mirëpo ka edhe shumë deputetë të tjerë që janë mjaft të zhgënjyer dhe të frustruar sepse nuk kanë informatë se çfarë po ndodh. Kjo qeveri i shfrytëzon vetëm për votë dhe asnjëherë nuk është se kanë informatë të plotë se çfarë vendimi është duke u marrë nga Qeveria”, ka theksuar ajo në një intervistë në Teve1.
Tutje Musliu-Shoshi ka thënë se ka deputetë të tjerë të LVV-së që e shprehin pakënaqësinë e tyre me votë brenda Kuvendit.

