Ka vdekur Nazim Bllaca, dëshmitar i Prokurorisë Speciale

Gjatë seancës së sotme, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka dhënë një lajm për të cilin deri më sot nuk dihej, përcjellë nacionale.com

Ai gjatë fjalimit të tij duke treguar për bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Speciale, përmendi Nazim Bllacën për të cilin tha se ka vdekur.

“Ekzistojnë prova që shërbimet e Serbisë kanë tentuar të korruptojnë dëshminë e cila është paraqitur para Tribunalit të Hagës. Njëri nga dëshmitarët e ka pranuar se dëshmia e tij ishte e rrejshme. Kjo do të ishte një material që do ta diskreditonte çështjen e Prokurorisë. Prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, theksoi Ben Emmerson.