Ka vdekur në spital nga plagët edhe babai i 15-vjeçarit të vrarë në Gradicë
Edhe Bekim Muja, babai i 15 vjeçarit A. Muja, i cili u vra në fshatin Gradicë të Drenasit, ka ndërruar jetë në spital nga plagët që i kishte marrë më 6 prill.
Lajmin e ka konfirmuar edhe miku i tij, Burim Klinaku përmes një postimi në Facebook.
“Sap mora lajmin se paska vdekë Bekim Muja ishalla allhu e ka dergu në lule të xhenetit, do të na mungon”, shkroi ai.
Rasti kishte ndodhur pasi Bekim Muja së bashku me djalin e tij A. Muja 15-vjeçar, kishin shkuar në pyll për dru.
Aty mbeti i vrarë 15-vjeçari, ndërsa babai e tij mori plagë, të cilat tani ia sollën vdekjen.

