Ka vdekur njeriu i parë i vaksinuar në botë

William Shakespeare ka jetuar deri javën e kaluar. Ai ishte njeriu i parë i vaksinuar në botë.

William Shakespeare kishte përdorur emrin e tij të famshëm për të promovuar vaksinimin. Ai vdiq nga një sulm në tru njofton sot Le Matin.

Më 8 dhjetor 2020 përpara kamerave të të gjithë botës, Britania Margaret Keenan u bë personi i parë në botë- duke përjashtuar provat klinike – që mori një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, atë të zhvilluar nga Pfizer. Shpejt pas kësaj gruaje të parë ndoqi shembullin edhe burri i parë: William Shakespeare.

Me nofkën “Bill”, emrimi i tij i njëjtë me dramaturgun e famshëm siguroi një reklamim botëror për vaksinimin. Por anglezi 81-vjeçar nga Coventry vdiq të enjten e kaluar, njoftoi BBC.

William Shakespeare vdiq pa pasur ndonjë lidhje me pandeminë, ai vdiq nga një sulm në tru.

“Bill ishte shumë mirënjohës që iu dha mundësia të bëhej një nga njerëzit e parë në botë që mori vaksinën. Ishte diçka për të cilën ai ishte jashtëzakonisht krenar.

Ai kënaqej kur shihte mbulimin mediatik dhe ndryshimin pozitiv që ishte në gjendje të bënte në jetën e kaq shumë njerëzve”- tha gruaja e tij Joy.

Ajo përfundoi tregimin për burrin se saj duke thënë se: “Ai gjithmonë i inkurajonte të gjithë të vaksinoheshin, kurdo që të mundnin.”

/Përkthimi dhe përshtatja MLH/