Ka vdekur zyrtari policor Hevzi Shabani

Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare Hevzi Shabani, zyrtar policor. Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

‘Familjarë, miq dhe dashamirë ju njoftoj se sot, më datë 05.08.2021 babai (xhaxhi, vëllau ynë) HEVZI (IBRAHIM) SHABANI e la këtë jetë për të shkuar në përjetësi, duke na lënë me dhimbje të madhe në zemër dhe në shpirt.

Varrimi bëhet nesër, më datë 06.08.2021 me namazin e drekës, në Varrezat e Gjilanit’.