Kaçanik: Një 37-vjeçar gjendet pa shenja jete në veturen e tij

Një person është gjetur pa shenja jete në Kaçanik.

Bëhet fjalë për një 37-vjeçar me inicialet Z.S.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonine Ferizajt.

“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar një informacion se në rrugën “Vëllezrit Çaka” në Kaçanik, në një veturë dyshohet se një person Z.S (M/K) i moshës 37-vjeçare dyshohet se është pa shenja jete. Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima ështē pa shenja jete”, tha Veseli.

“Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet”.