Kë e falënderon Kaceli për mbështetjen në pozitën e re të FFK’së?

Naser Ajeti – Kaceli edhe zyrtarisht u bë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Legjenda e SC Gjilani ka falënderuar, në veçanti, presiedentin e këtij klubi, Florim Zuka, për nominimin dhe mbështetjen e madhe.

Ja postimi i plotë i Kacelit në profilin e tij në Facebook:

Familjarë, sportistë, gazetarë e portale, futbolldashës, shoqëri e tifozëri e rrespektuar anamoravase me anë të këtij postimi dua te ju informoj që nga sot edhe zyrtarisht jam anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-se.

Me këtë rast në emër timin dhe të familjes time të ngushtë dua të ju falenderoj përzemersisht të gjithë juve e në veqanti Florim Zukën Presidentin e SC. Gjilani për nominimin dhe përkrahjen parezervë për mua e që njëherit dua ta obligoj veten nga ky moment për një përfaqësim sa më të denjë të rajonit tonë.

Shpresoj të mos ju zhgënjej i juaji KACELI./MediaFokus/