Kadime Berisha: Cilin kusht tjetër duhet ta plotësojë një kandidate si unë që të shpërblehet me punësim?

Konkursi i fundit për vende të lira pune në arsimin e komunës së Gjilanit, ka shkaktuar reagime të shumta pas publikimit të rezultateve.

Kandidatë të shumtë janë shprehur të pakënaqur me vlerësimin, sidomos te tetsi me gojë, pasi në këtë pjesë të intervistës, janë favorizuar personat e afërt me partinë në pushtet, ndërsa janë degraduar të tjerët.

Kadime Berisha është njëra ndër kandidatët e befasuara nga ky rangim.

Ajo pyet: Cilin kusht tjetër duhet ta plotësojë një kandidate si unë që të shpërblehet me punësim?

Postimi i plotë 

Një pyetje e hapur për transparencën dhe drejtësinë në konkurse publike

Në konkursin e kaluar testin me shkrim e kishin kaluar 36 kandidatë. Gjatë intervistës, të gjitha pyetjet nga komisioni iu parashtruan njësoj të gjithëve dhe si përfundim unë arrita të jem në listën e pritjes me 73.8 pikë (vlerësim i përgjigjeve të sakta dhe i CV-së), duke e besuar këtë vlerësim si të drejtë.
Por shtrohet pyetja: si është e mundur që kësaj radhe, ndonëse procedura e intervistimit ishte e njëjtë – pra, të gjitha pyetjet e njëjta për 84 kandidatë… dhe si rezultat kesaj radhe unë të mos arrija sipas tyre të marr as 70 pikët minimale për të qenë në listën e pritjes? Aq më tepër kur këtë herë kisha më shumë pikë në test se herën e kaluar, përgjigjet i kisha bindshëm të sakta dhe CV edhe më të pasur!
Me mbi 21 vite shkollim, përvojë në mësimdhënie dhe dikur duke ndjekur fushen e arsimit si gazetare, shtrohet pyetja: cilin kusht tjetër duhet ta plotësojë një kandidate si unë që të shpërblehet me punësim?