Kadolli: Sot kemi një të vdekur dhe një rast pozitiv

Gjatë 24 orëve të fundit, komuna e Vitisë ka rezultuar me një të vdekur nga Covid-19 si dhe një rast të ri pozitiv.

Drejtoresha e QKMF, dr Vjollca Kadolli ka thënë se i vdekuri është nga Verbani, ndërsa ininfektuari i fundit, nga Remniku.

Përndryshe, deri më sot janë të konfirmuar 1.653 raste pozitive, 69 janë aktivë, kurse 8 prej tyre të spitalizuar.

Ajo ka shprehur keqardhje për një humbje tjetër të jetës nga pandemia.

‘Kemi humbur edhe një qytetar nga virusi dhe me këtë rast i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes nga Vërbani per humbjen e familjarit të tyre”.

Doktoresha Kadolli ka kërkuar nga qytetarët që të kujdesen për vete dhe familjarët tuaj, duke ua rikujtuar edhe masat mbrojtëse.