Kadriu kërkon nga Inspekcioni të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes me taksitë në parkimin Iliria
Mimoza Kadriu, këshilltare komunale e LVV në Gjilan ka paraqitur disa probleme të banorëve të lagjes Iliria që kanë të bëjnë me hapësirën e parkimit dhe gjelbrimin si dhe një shqetësim të banorëve të rrugës së Prishtinës.
Postimi i plotë
Sot në seancën e Kuvendit Komunal paraqita këto shqetësime në emer të qytetareve:
Në emer të qytetarëve të rrugës së Prishtinës ngrita shqetësimin lidhur me shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në këtë rrugë gjatë kalimit nga rrethrrotullimi që lidhë lagjen Dardania dhe pjesën deri te tuneli.
Banorët kërkojnë kufizim të shpejtësisë me shenjë komunikacioni ose vendosje te pengesave në rrugë.
Shqetësimi i dytë kishte të bënte me parkimin në lagjen Iliria (ish-Kamniku), ku pas ri-organizimit të hapësirës është reduktuar vendi për parkimin e automjetëve te banorëve të banimit kolektiv.
Nga ai rregullim janë planifikuar 5 vende për taksi, por marrëveshja nuk po respektohet dhe aty vendosen 2 apo 3 fish më tepër taksi duke krijuar kështu një kaos në hyrje-dalje të parkimit.
Kërkova që drejtoria Inspeksionit te monitorojë dhe të shoh a respektohet hapësira sipas marveshjes dhe a kanë leje qendrimi gjithë ai numër i madh i autotaksive.
Gjithashtu kërkova nga drejtoria e Shërbimeve Publike që të mbikëqyret hapësira gjelbëruese përgjatë rrugës ‘Raif Halimi’ dhe drurët e bari tanimë i shkatërruar nga pakujdesia, të ripërtërihen.

