Kafeja turke, mbi 500 vjet kënaqësi
Kafja turke, e cila është simbol i kënaqësisë në botë, ka ditë të veçantë.
Pesë dhjetori, dita kur UNESCO-ja e definoi kafenë turke si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit, shënohet si Dita Botërore e kafes turke shkruan trtballkan.
Me origjinë nga kokrrat Arabica, bluhet për të krijuar kafe turke, e cila është bërë e famshme në mbarë botën.
Kafja turke është e fortë dhe ka mënyra të veçanta përgatitjeje dhe servimi.
Historia e kafes në Anadolli daton nga vitet 1500. Është përhapur në Türkiye dhe Evropë nga udhëtarët e Jemenit në shekullin XV.
Kafja turke, e cila fitoi popullaritet gjatë periudhës Osmane, fillimisht në pallat e pastaj edhe në publik, për shkurt kohë la gjurmë në jetën e përditshme dhe u përhap në Evropë.
Kafja turke përgatitet me xhezve. Për një filxhan kafe turke duhet të shtoni një filxhan ujë dhe një lugë kafe.
Sheqerin, nëse e konsumoni, duhet ta shtoni para se të përgatitet kafja.
Kur të fillojë vlimi i kafesë, e lini shkumën të rritet.
Tradicionalisht, në kafen turke domosdoshmërisht ka shkumë, nuk është e pranueshme pa shkumë.
Gjithashtu, është pjesë e traditës që turqit të servojnë kafen me një gotë ujë dhe ndonjë gjë të ëmbël, sipas mundësive me ëmbëlsirë turke – llokum.
Në Istanbul kafja turke shërbehet shumë e nxehtë.

