Kajtazi: Këqyreni çfarë lahperi keni pru në pushtet

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas “talljes” së ministrit Hekuran Murati lidhur me mundësinë e refuzimit të ndarjes së shtesave prej 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët.

Përmes një reagimi në Facebook, Kajtazi ka thënë se ministri Murati mendon se 100 eurot janë të tijat dhe se ai është duke i bërë favor popullit.

“O popull i territ, këqyreni çfarë lahperi keni pru ne pushtet. Ky qe mendon se Kosova ish çlirua me mercenarë e jo me çlirimtarë. Ky qe mendon se këto 100 euro janë të tij dhe ai po i bën favor popullit. Votojeni prapë. Sepse këtë meritoni-terrin, fukarallëkun dhe poshtërimin”, thuhet në postimin e Kajtazit në Facebook.