Kalldrema rishfaqet në qytetin e Gjilanit

Gjilani si qytet dhe si qendër urbane ka një historik relativisht të gjatë, por edhe të dhimbshëm.

Thuhet se gjatë historisë, qyteti i kalldrëmes tri herë u dogj dhe tri herë u ringjallë nga hiri i vetë, shkruan Mediafokus.info.

Kalldrëma e Gjilanit u shfaq sërish këto ditë si tregues i lashtësisë dhe i qytetërimit.

Por, kalldrema nuk po zbulohet për t’u restauruar, përkundrazi po ri-mbulohet me shtresë asfalti, për ta varrosur atë edhe më thellë.

Pushteti aktual është lëshuar me ngushtime rrugësh e asfalt, madje edhe në trotuare, për ta betonuar edhe më shumë qytetin.

Brezi i tashëm, as disa të tjerë para tij, nuk e mbajnë mend qytetin e vjetër, me kalldrëma e dyqane me çepenga.

Vetëm prej luftës së vitit 1999 kanë kaluar njëzet e gjashtë vjet.

Në videon të cilën Shefqet Bajrami i ka dërguar redaksisë sonë, nën muzikën e këngëtarit Naser Berisha, mund të shihni pamje nga qendra e qytetit, një vit e gjysmë pas luftës./Mediafokus.info/