‘Kallet’ atmosfera në Rinora4 me këngën “Kuq e Zi” (VIDEO)

Edhe këtë vikend, diskoteka “Rinora4” mblodhi mijëra të rinj shqiptarë të cilët janë argëtuar më muzikë të mirëfilltë shqipe.

Kulmi ishte kur artistja shqiptare, Elvana Gjata, e këndoi këngën e famshme “Kuq e Zi”, e cila ndezi publikun e shumtë, të cilët krejt bashkë, sikur në kor, krijuan plot emocionin aty.

Atmosferën për pak sekonda e ka ndarë me miqtë në profilin e  tij në Facebook, njëri nga pronarët e “Rinora4”, biznesmeni i njohur kosovar që jeton dhe vepron në Zvicër, Flamur Bunjaku.

Shpeshherë nga artistët shqiptarë që kanë performuar aty, “Rinora4” e kanë vlerësuar më shumë se diskoketë, institucion kulturor, që është krijuar ndër të parat në Evropë, dhe mbase ka krijuar dhe kultivuar vlera kulturore.

Përndryshe, “Rinora4” operon me sukses të jashtëzakonshëm tash e 25 vjet që kur i themelua.

Më poshtë, mund ta ndiqni atmosferën e zjarrtë: