Kallëzimi penal i PSD-së kundër ministrit Arben Vitia (Dokument)
Partia Socialdemokrate (PSD) ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Pas dorëzimit të kallëzimit penal, zyrtarë të PSD-së deklaruan për media se ministri Vitia nuk ka ditur ta menaxhojë pandeminë dhe se vendimet e marra nga ai, kanë qenë fatale për njerëzit.
Sipas PSD-së, ministri Arben Vitia ka keqpërdorur detyrën zyrtare, raporton Express.
Kallëzimi penal është dorëzuar në emër të Sekretares së Përgjithshme të Partisë Social Demokrate, Teutë Rrusta.
Ky është kallëzimi penal i plotë i dorëzuar sot në Prokurori nga PSD:








