Kalon projektligji për pandeminë, ja sa deputetë votuan pro

Ka kaluar në lexim të parë projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, në seancën e sotme të Kuvendit, raporton Mediafokus.info.

77 deputetë kanë votuar për dhe një kundër.

“Konstatoj se me 77 deputetë që votuan për, një kundër kalon në shqyrtim të parë projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19”, ka thënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani./Mediafokus.info/