“Kaluan dy vite që gojët tona nuk e thërrasin emrin Bab”
Para dy vitesh ndërroi jetë gjeodeti Mahmut Bajrami nga Gjilani, një personalitet me vyrtyte të larta profesionale e njerëzore, shkruan Mediafokus.info.
Ishte ndër gjeodetët e parë në Gjilan dhe në Gjeodezi punoi deri në pension.
Bajrami ishte adresë për zgjidhjen e shumë çështjeve me peshë në kadastër.
Edhe pas çlirimit i mbeti besnik profesionit, ku mbështeti dhe përkrahu kolegët e rinj në zbatimin e përvojave dhe teorive në fushën e kadastrës.
Puna dhe dashuria për profesionin ishin moto e përditshme e tij.
Si i tillë la kujtimet më të mira te familja, kolegët, shokët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Një dedikim prekës në këtë përvjetor e ka bërë djali i tij, Bashkimi.
“Kaluan dy vite që gojët tona nuk e thërrasin emrin Bab”, ka shkruar, veç tjerash, ai.
Postimi i plotë i Bashkim Mahmutit:
O BAB kaluan plot 2 vite qe gojet tona nuk e therrasin emrin Bab, ike aq shpejt sikur te mos ishe kurrë
E din kalum shumë e shumë gjera, shumë e shumë ndryshime u bënë nè jetët tona, por po iki para se ta trishtoj jetën tende tashmë të paqt, me perditshmerinë tonë tokêsore, të mbushur me mungesen ténde.
Allahu te Meshiroftë, qofsh banor i xhenetit ❤️

