Kamberi: Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës
Politikani dhe deputeti shqiptar në Luginën e Preshevës, Shaip Kamberi ia reaguar pas marrëveshjes Rama-Vuçiq-Zaev duke rikujtuar se pa Kosovën, kjo marrëveshje është e mangët.
Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, ka thënë Kamberi.
Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garancë stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit.

