Kamenicë: E rrah nanën dhe vëllain, policia e arreston
Një person nga Kamenica e ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij, ku edhe është arrestuar nga policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kamenicë, 11.05.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij kosovar sipas viktimave i dyshuari vuan nga sëmundje mendore.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

