Kamenicë: Rahimaj anulon reformën e Kastratit në arsim

Reforma në arsim, të cilën e kishte filluar kryetari i mëparshëm i Kamenicës, duket se do të dështojë përfundimisht.

Njoftohet se kryetari aktual Kadri Rahimaj ka anuluar vendimin e Kastratit sa i përket reformës së kundërshtuar nga nxënësit dhe prindërit, që sipas të gjasave qe shkaku kryesor i përcaktimit të fituesit dhe humbësit në zgjedhjet e tetorit.

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar Vendimin për shfuqizimin e Vendimeve të mëhershme të Qëndron Kastratit, që rezultoi me mbylljen e 5 shkollave në fshatrat e kësaj komune dhe bartjen e nxënësve nê shkolla të tjera.