Kamioneta që u përdor nga grabitësit në Mramor gjendet e djegur në Parallovë

Kamioneta që u përdorë dje nga grabitësit në Mramor të Prishtinës, gjendet e djegur në Parallovë, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Kjo u bë e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

“Fsh. Mramor, Prishtinë 08.03.2021-16:41. Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin  ndodheshin katër  meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë plagosur dy prej viktimave. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fsh. Parallovë të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Mediafokus.info/

(Foto: arkiv)