Kamioni e bën ‘petë’ veturën, vdes në vend shoferi i saj
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Dajçit, në superstradën Lezhë-Shkodër. Si pasojë e përplasjes së një kamioni me një makinë tip “Benz” ka humbur jetën një 55-vjeçar.
“Panorama” mëson se viktima është Eduard Grishaj, 55-vjeç, banues në Shkodër. Grishaj ishte drejtuesi i makinës tip “Benz”, e cila si pasojë e përplasjes së fortë u fut e gjitha poshtë kamionit, raporton panorama.al
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa në ambientet e Komisariatit është bërë i mundur shoqërimi i drejtuesit të kamionit.

