Kamioni godet dy biçiklistë, gjendja e tyre është e rëndë
Dy biçiklistë, njëri 13-vjeçar dhe tjetri 17-vjeçar janë goditur nga një kamion në rrugën tranziti i ri në Prizren dhe gjendja e tyre pas aksidentit, rezulton e rëndë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 9:30, në rrugën tranziti i ri në Prizren ka ndodh një aksident trafiku mes një kamioni dhe dy biçiklistëve me ç`rast dy biciklistët kanë pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë trajtuar në emergjencë në Prizren, pastaj u dërguan në Prizren. Ata janë fëmijë, njëri diku rreth 13-vjeç dhe tjetri 17 vjeç”, tha Osmanollaj. (foto arkiv).

