Kamioni hyn në mes të paradës së LGBTQ, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një kamionçinë hyri mes turmës së paradës së komunitetit LGBTQ që po mbahej në Florida.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në Wilton Manors, kur parada e Stonewall sapo kishte nisur.

Sipas mediave, një makinë që ndodhej në radhë me mjetet e tjera në paradë doli me shpejtësi nga rreshti dhe përplasi pjesëmarrësit. Ende është e paqartë nëse akti ishte i qëllimshëm.

Kryebashkiaku Dean Trantalis e konsideroi incidenti një akt terrorist kundër komunitetit LGBTQ, ndërsa mësohet se shoferi ka thënë që nuk kishte qëllim të vriste njeri, por thjesht këmba i ngeli mes pedalit të gazit dhe atij të frenave.