Kamioni i mbeturinave i merr jetën një 59-vjeçari
Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pasi është përmbysur kamioni me të cilin po punonte në një pikë grumbullimi të mbeturinave.
Nuk dihen ende rrethanat si ndodhi aksidenti i rëndë në Mallakastër, ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak
Gjatë natës, në fshatin Mollaj, Ballsh, në një pikë të grumbullimit të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. (foto arkiv)

