Kandidatura e Denizës për Asamble mirëpritet nga qytetarët e afaristët

Kandidatura e Deniza Limanit për Asamble Komunale nga radhët e LDK’së, po mirëpritet nga qytetarët e afaristët.

Limani ka intenstifikuar vizitat në terren, ndërkohë që të shtunën ka takuar pronarin e resortit “Lura”, Gani Buca, për të cilin ka folur në superlativ.

“Është kënaqesi dhe nder, të bashkëpunojmë dhe të jemi afer qytetarëve si z. Ganiu dhe tanimë edhe djali i tij Genci është në këtë rrugë të suksesit”, ka shkruar Limani.

Postimi i plotë: 

Me z. Ganiun, njeri ndër ndërrmarresit më të hershëm të Gjilanit, që në vitet 90-ta filloj angazhimin në sektorin privat.

Pronar dhe themelues i kompanisë “Lura”, fillimisht si njëri ndër restorantet e para në qytetin e pasluftës, dhe më pas zhvendoset në periferi, duke investuar në krijimin e fshatit turistik “Lura Agroturizëm”.

Sot, ky vend, është një ndër resortet më të frekuentuara nga turistët vendor e të huaj, ndërsa z. Ganiu me familje, mbetet një model se si puna dhe përkushtimi sjellin rezultate.

Është kënaqesi dhe nder, të bashkëpunojmë dhe të jemi afer qytetarëve si z. Ganiu dhe tanimë edhe djali i tij Genci është në këtë rrugë të suksesit.

#LDK 160 – Lutfi Haziri ✔️

#LDK 160 ✔️ – DenizaLimani 6 ✔️

#përGjilanin06