“Kanë me të mytë që ke gabu” – deputeti i VV’së e ngatërron Albulena Haxhiun me Vjosa Osmanin

Deputeti i LVV, Enver Haliti, tentoi që ta përshëndeste kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, edhe me funksionin e saj të ushtrueses së detyrës së presidentes, por këtu ngatërrua.

Në vend të emrit të Haxhiut, ai tha Vjosa Osmani.

“E nderuara kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentes, zonja Vjosa Osmani, Vjosa… Albulena Haxhiu”.

Ky gabim i tij ngjalli të qeshura në Kuvend, ndërsa nga deputetët opozitarë dikush u dëgjua t’i thoshte: “O kanë me të mytë që ke gabu”.

Haliti pak i stresuar më pas e korrigjoi duke thënë: “Ish-presidente”, raporton express.