Kanos me vrasje vajzën e tij, arrestohet
Një person në Prishtinë është arrestuar për dhunë në familje pasi dyshohet se ka kanosur me vrasje vajzën e tij.
Prishtinë 27.11.2022-14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, për motive të panjohura ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike ndaj viktimës femër kosovare-vajzës së tij, dhe të njëjtën e ka kanosur me vrasje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim).

