Kanos nënën e ish-të dashurës me një armë lodër
Një i dyshuar në Rahovec është arrestuar nga policia dhe është ndaluar në mbajtje pasi ka kanosur nënën e ish-të dashurës.
Rahovec 28.12.2020-23:50. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar (ish i dashuri i vajzës së saj) me një shkrepës në formë të armës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

