Kanos të ish-dashurën dhe babain e saj

Një person në Prishtinë është arrestuar për kanosje&ngacmim të ish të dashurës dhe babait të saj dhe është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 01-26.09.2022-NN. Me 26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi (nga data 01-26.09.2022) kishte kanosur dhe ngacmuar ish të dashurën e tij dhe prindin e saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.