Kapadokya: Rreth 2 milionë turistë e vizituan qytetin e gurtë deri në tetor

Rreth 2 milionë turistë vendës dhe të huaj kanë vizituar qytetin turk Kapadokya gjatë 10 muajve të parë të këtij viti. 

Kapadokya, e cila tërheq turistë nga e gjithë bota me oxhaqet e saj të zanave, strukturat historike të gdhendura në shkëmb, qytetet nëntokësore, fluturimet me balona dhe aktivitetet e safarit me kuaj dhe automjete fushore, vitin e kaluar, në kuadër të masave të Covid-19, mirëpriti 874 mijë e 424 vizitorë.

Në të njëjtën periudhë të këtij viti muzetë dhe vendet tursitke në rajon janë vizituar nga 1 milion e 917 mijë e 657 turistë.

Ndërsa lokaliteti turistik Zelve, u rendit i pari me 534 mijë e 241 vizitorë, Muzeu i hapur në natyrë Goreme, me 458 mijë e 776 turistë, u rendit i dyti dhe Muzeu Hacı Bektashi Veli u rendit i treti me 280 mijë e 680 vizitorë.

Rajoni priti numrin më të madh të vizitorëve në muajin gusht, përkatësisht 428 mijë e 883 vizitorë.