Kapen 9 kuaj dhe një gomar kontrabandë në rajonin e Gjilanit
Më datë 25.04.2023, rreth orës 14:30, Njësitet e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje kanë identifikuar disa persona të dyshuar duke i sjellë në këmbë disa kuaj nga fshati Tanushë, Republika e Maqedonisë Veriore, përmes rrugëve ilegale.
Dy personat dhe përcjellësi i tretë (të dyshuarit) meshkuj kosovarë nga komuna e Vitisë, pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore, kanë devijuar rrugën Mjak-Binçë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arritur të ndalohen nga policia duke i kontrabanduar nëntë (9) kuaj dhe një (1) gomar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës dhe AUV-i.
Me urdhër të prokurorit, kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit, thuhet në njoftim.

