Kapen dy të burgosurit që u arratisën sot nga Burgu i Lipjanit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se janë kapur dy të burgosurit A.K. dhe SH.XH. që u arratisën sot nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit. Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

