Kapen gjedhe, dele, dhi e zogj të kontrabanduar
Në dy anë të kufirit, në veri e lindje, në tri raste, policia e Kosovës ka ndaluar persona me mallra – kafshë e shpezë të kontrabanduara.
Njoftimi i plotë i policisë për tri raste:
TRANSPORT ILEGAL I KAFSHËVE
Fsh. Zhegër, Gjilan 19.05.2022-08:30. Njësiti patrullues ka ndaluar një kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar ku gjatë kontrollit janë gjetur dy gjedhe, pa dokumente përcjellëse. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT & KONTABANDË ME MALLRA
Fsh. Koshuticë, Leposaviq, 19.05.2022-19:55. Njësitet policore kanë ndalur të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë me veturën e tij, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprat e cekura, duke tentuar që përmes rrugëve alternative të futet në territorin e RKS-së. Gjatë kontrollit në veturën e tij kanë gjetur 300 zogj pulash, të cilët në konsultim me prokurorin janë dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
TREGTI E NDALUAR
Fsh. Zupq, Zubin Potok.18.05.2022-19:45. Njësiti patrullues ka ndaluar një kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar ku gjatë kontrollit janë gjetur 23 dele, 8 kingja, 9 dhi, 7 cjapa, të gjitha pa dokumente përcjellëse. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt. (foto arkiv)

