Kapen në Kosovë 23 migrantë sirianë, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për kontrabandë me migrantë, pasi në automjetin e tyre janë gjetur 23 sirianë. 

Komoran, Gllogoc 03.09.2021-00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar,  për shkak se në automjetin e tyre kombi me targa vendore me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, njësiti policor  gjatë kontrollit ka gjetur 23 persona shtetas të Sirisë. Me shtetasit sirianë është marr njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)