Kapet ariu që vrau 26-vjeçarin

Një ari që vrau një burrë duke vrapuar në një pyll pranë një fshati malor në veri të Italisë është kapur.

Autoritetet e Trentos thanë se ariu, i identifikuar si JJ4, u kap gjatë natës duke përdorur një kurth dhe u dërgua në një kafaz në një park të kafshëve të egra në Castelar.

Presidenti i provincës urdhëroi të vritej ariu por gjykata administrative e pezulloi këtë vendim.

Andrea Papi, 26 vjeç, po punonte në një zonë malore të pyllëzuar pranë fshatit të tij Caldes, në rajonin e Trentino.

Familja e tij, u shqetësua për shkak se po vonohej dhe njoftoi autoritetet. Ekipet e shpëtimit e gjetën të vdekur në një luginë.

Ai kishte plagë të thella në qafë, krahë dhe gjoks dhe dukej qartë se ato i kishte shkaktuar ndonjë kafshë e madhe mishngrënëse.

Sipas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, Andrea Papi u vra nga një ari, sipas një burimi pranë hetimeve, i cili konfirmoi informacionin për mediet italiane.

Në mars, një tjetër burrë u sulmua nga një ari në të njëjtën zonë.