Kapet duke vozitur me 114 km/h në rrugën ku lejohej 50 km/h

Njësiti patrullës i Stacionit Policor në Kamenicë, në pikën e kontrollit të automjeteve në fshatin Koretin, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h duke vozitur me shpejtësi 114 km/h.

Atij i është shqiptuar gjobë në vlerë 300 euro, tri pikë negative si dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.