Kapet mbi 1 ton nargjile e kontrabanduar
Dogana e Kosovës ka kontrolluar dhe gjetur sasi të konsiderueshme të nargjilesë në një lokacion në Malishevë.
Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative njësitet e Doganës kanë kryer një kontrolle të befasishëm në një lokacion të dyshimtë në Malishevë.
Me ketë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara, respektivisht Nargjile në sasi prej 1190 kilogramë.
Sipas vlerësimeve fillestare taksat e humbura me ketë rast do ishin në vlerë mbi 50.000 euro.
Njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast. Të gjitha mallrat janë konfiskuar, thuhet në njoftimin e Doganës.

