Kaq para morën deputetët për gjashtë muaj jashtë pagës bazë (DOKUMENT)

Aktivisti politik, Valdrin Halimi, ka publikuar listën e deputetëve të cilët kanë marrë shtesa për periudhën janar – qershor, jashtë pagës bazë.

Halimi, nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka publikuar dokumentet zyrtare të sekretarisë së Kuvendit të Republikës, ku më së shumti ka përfituar deputeti Enis Kervan me hic më pak se 12 mijë e 798 euro për vetëm gjashtë muaj, pasuar nga deputetët Saranda Bogujevci, Fridon Lala, e Besnik Tahiri me mbi 8 mijë euro kompensim, derisa top pesëshen e mbyll deputeti Adnan Rrustemi, transmeton mediafokus.info.

Ndërkaq, deputeti që më së paku ka marrë shtesa është ai i PDK-së, Ardian Kastrati – 416 euro.

Postimi i plotë i Valdrin Halimit:

Kjo është lista e deputetëve të cilët përfitojnë nga kompensimi jashtë pagës bazë, të cilës i takon si deputete i Parlamentit të Kosovës.

Tani po të njëjtit nuk merren fare me problematikat qytetare, por me punësime të grave dhe familjarëve të tyre.

Sot paga e një mësimdhënësi është rreth 460 euro, pagë me të cilën i mbajnë familjet e tyre.

Unë kam kërkuar qasje në dokumente publike nga Parlamenti i Kosovës dhe stafi administrativ aty janë përgjigjur me korrektësinë dhe shpejtësinë më të mirë të mundshme, të cilët gjej rastin t’i falënderoj. 

Juve ju mbetet të kërkoni nga Thesari i Shtetit pagat, mëditjet dhe kompensimet e përgjithshme për ministrat dhe zv/ministrat, nëse po e doni këtë vend ashtu qysh po i shohim komentet nëpër rrjete sociale.

Çka me folë më tepër…. 12,798.60 euro jashtë pagës!!!