Kaq po zgjasin sot pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në Merdar dhe te Dheu i Bardhë, deri në 20 minuta.
Në Jarinjë dhe Muçibabë pritjet po zgjasin deri në 10 minuta, ndërsa në pikat tjera jo më shumë se 5 minuta.
Duket se “shtegtimi” i mërgimtarëve ka përfunduar për sivjet.

