Kaq pritet aktualisht për të hyrë në Kosovë
Mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare, për të hyrë në Kosovë.
Thuhet se pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinje po zgjasin deri në dy orë e gjysmë dhe kolonat kanë shkuar deri në 1.5 km.
Pritje të gjata ka edhe në Merdare, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë.
Në Merdare, pritjet janë 200 deri në 230 minuta, të Dheu i Bardhë 180-200 minuta, kurse në Muçibabë po zgjasin deri në 90 deri në 100 minuta.
Në Bërnjak janë pritjet deri në 30 minuta, në Mutivodë deri në 10 minuta, kurse në pikë kalimet e tjera kufitare pritjet janë deri në 5 minuta.
Të gjitha rrugët që shpijnë për te këto pika kufitare thuhet se janë të kalueshme.

