Kaq të burgosur vdiqën gjatë këtij fillimviti
Që nga viti i kaluar e deri fund të muajit prill të këtij viti kanë vdekur 13 të burgosur, kanë njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Vetëm gjatë vitit të kaluar ndërruan jetë 10 të burgosur.
Nga ky numër, 3 prej tyre kanë bërë vetëvrasje, ndërsa 7 të tjerët kanë ndërruar jetë gjatë trajtimit në institucione shëndetësore jashtë institucioneve korrektuese.
Kurse, nga fillimi i vitit 2021, e deri më sot, kanë vdekur 3 të burgosur, transmeton indeksonline.
“Të njëjtit kanë ndërruar jetë gjatë trajtimit të tyre në institucione shëndetësore jashtë institucioneve korrektuese“, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

